Donjeta Sadiku nuk do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”

Bokserja Kosovare Donjeta Sadiku nuk do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare në Oran 2022, për shkak të lëndimeve të marra

Bokseria Donjeta Sadiku

Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se boksierja, Donjeta Sadiku, nuk do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022. Sipas një njoftimi të Komitetit Olimpik, Sadiku ka pësuar lëndim në dorë gjatë përgatitjeve, të cilën e ka ndaluar të garojë për një muaj.

Në rrjetin social Facebook, Komuniteti Olimpik i Kosovës ka treguar përmes një njoftimi se,

“Boksierja, Donjeta Sadiku, e cila fitoi muajin e kaluar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të boksit, të mbajtur në Stamboll të Turqisë, nuk do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022″.

Thuhet se Ekipi mesdhetar përbëhet nga 39 sportistë, 16 trajnerë dhe 3 gjyqtarë.

Krahas Donjetës, në Oran nuk do të udhëtojë as përzgjedhësi i femrave në boks, Faton Xhakli.

 

Donjeta Sadiku nuk do të marrë pjesë në “Lojërat Mesdhetare Oran 2022”

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika