Dorëheqja e Vulin-it, Musliu: Problemi i Serbisë nuk është ai, por Vuçiqi që e ka emëruar atë

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, për dorëheqjen e Aleksandar Vulin-it nga posti i drejtorit të Inteligjencës të Serbisë, ka thënë se problemi është te Vuçiqi që e ka emëruar atë

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar lidhur me dorëheqjen e Aleksandar Vulin-it nga posti i drejtorit të Inteligjencës të Serbisë.

Përmes një postimi në platformën X, Musliu ka thënë se problemi i Serbisë nuk është Vulin-i, por, sipas tij, është ai që e ka emëruar atë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

“Ky problem do të zgjidhet me dorëheqjen e Vuçiqit”, ka thënë Musliu. Sipas tij, drejtori tjetër i BIA-s do të jetë i njëjti, sepse i njëjti është edhe Vuçiq.

Shefi i Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Lexo dhe: Vulin jep dorëheqje nga posti i drejtorit të Inteligjencës së Serbisë

Këtë e ka konfirmuar vetë ai nëpërmjet një njoftimi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika