Drejtori i Arsimit në Pejë për vendimin e MAShTI-t: Sfidë dhe zbatim i pashmangshëm

Drejtori i Arsimit në Pejë, Naser Gega, ka bërë një vlerësim të kujdesshëm për vendimin e fundit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShT) në lidhje me blerjen e librave shkollorë.

Megjithëse ky vendim nuk është në diskrecionin e tij për ta mbështetur apo kundërshtuar, ai për Telegrafin ka theksuar se mbetet për t’u zbatuar, me të gjitha sfidat dhe vështirësitë që e shoqërojnë.

“Është vendim i Ministrisë së Arsimit, nuk është vendim që më mbetet mua me përkrahë apo jo, por më mbetet vetëm për ta zbatuar dhe ka me pas sfida dhe vështirësitë e veta”, ka thënë Gega.

Ai ka sqaruar se, sikurse vitin e kaluar, edhe këtë vit është e domosdoshme që në secilën shkollë të caktohet një person, qoftë mësimdhënës apo dikush tjetër me njohuri të mjaftueshme, për të ndihmuar prindërit në procesin e aplikimit në sistemin e-Kosova.

“Jo të gjithë kanë për të pasur njohuri dhe aftësi për të aplikuar, ka për të pasur vështirësi”, ka shtuar ai.

Një nga shqetësimet kryesore të Gegës për këtë vit mbetet krijimi i radhëve të gjata në librari për sigurimin e teksteve shkollore.

Sipas tij, ky problem mund të tejkalohet, por nuk do të jetë pa kosto.

“Shqetësimin më të madh e kam tash të radhët e mëdha që do të krijohen në librari për tekste shkollore, edhe besoj e kalojmë, mirëpo ka me pas koston e vet edhe kjo”, vuri në dukje Gega.

Sa i përket procesit të aplikimit për mjetet financiare, Gega theksoi se gjatë vitit të kaluar nuk kanë hasur në ndonjë problem të madh./Telegrafi

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika