Drejtori i Biokimisë: Analizat gjenetike dhe alkoolit në gjak, nga viti i ardhshëm edhe në QKUK

Drejtori i Klinikës së Biokimisë në QKUK, Shemsi Vesli

Vitin e ardhshëm pritet që pacientët në Kosovë të kenë mundësinë të kryejnë analiza gjenetike dhe të alkoolit në gjak, si dhe të Biologjisë Molekulare në Klinikën e Biokimisë pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Po ashtu, është premtuar se laboratori i toksikologjisë do të funksionalizohet në një të ardhme të afërt.

Drejtori i Biokimisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës [QKUK], Shemsi Veseli në një intervistë për KosovaPress deklaroi se në vitin 2025 është planifikuar një investim kapital prej dy milionë eurosh, i cili do të kontribuojë në zgjerimin e shërbimeve dhe analizave të ofruara nga kjo klinikë.

Veseli thekson nevojën e vënies në funksion të laboratorit të toksikologjisë, pasi  ka shumë raste ku përdorimi i kësaj aparature është i domosdoshëm. Ai thotë se është njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë për ndarjen e mjeteve për aktivizimin e laboratorit, por nuk bëri të ditur afatin kohor.

Drejtori i Klinikës së Biokimisë nënvizon mungesën e teknikëve të laboratorit, derisa potencon se vëllimi i kryerjes së shërbimeve në këtë klinikë është i madh, ku vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë kryer mbi një milion analiza në 220 mijë pacientë.

Përveç kësaj, Veseli thotë se për shkak të kërkesave të mëdha për kryerjen e disa llojeve të analizave, ka raste kur materiali harxhohet.

Ndër të tjera, Veseli tregon se mesatarisht brenda 24 orëve bashkë me njësinë varëse në Qendrën Emergjente kryhen deri në gjashtë mijë analiza.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika