Drejtori i CIA-s pas Sarajevës viziton edhe Beogradin

Burns e vizitoi Sarajevën më 20 gusht, ku zhvilloi takime me kolegët nga komuniteti i inteligjencës, anëtarët e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës (BeH), si dhe me ministrin e jashtëm të Bosnjës.

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane (CIA), William Burns, do të udhëtojë në Beograd pas një vizite që e kreu në Sarajevë të martën, mëson Radio Evropa e Lirë.

Në faqet zyrtare të Presidencës dhe Qeverisë së Serbisë, tani për tani nuk ka njoftime zyrtare për takimet e mundshme me zyrtarin e lartë amerikan.

Burns e vizitoi Sarajevën më 20 gusht, ku zhvilloi takime me kolegët nga komuniteti i inteligjencës, anëtarët e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës (BeH), si dhe me ministrin e jashtëm të Bosnjës.

Siç i tha REL-it një zyrtar i Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, i cili kërkoi të mbetej anonim, arsyeja e vizitës së drejtorit të CIA-s në Sarajevë ishte, ndër të tjera, edhe retorika dhe veprimet shqetësuese separatiste të presidentit prorus të entitetit të Republikës Sëpska (RS), Millorad Dodik dhe Qeverisë së RS-së.

Ish-diplomat dhe ish-ambasador amerikan në Rusi, Burns është një figurë qendrore në administratën e presidentit amerikan Joe Biden, pasi është edhe anëtar i kabinetit presidencial të Shtëpisë së Bardhë.

Në pozitën e drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së e emëroi Biden në janar të vitit 2021./Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika