Drejtori i Policisë: Gjobat e trafikut do të shqiptohen në mënyrë elektronike

Në një konferencë të organizuar nga Policia e Kosovës, drejtori Samedin Mehmeti ka bërë të ditur se gjobat e trafikut do të shqiptohen në mënyrë elektronike

Drejtori i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti (në mes)

Drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti, ka bërë të ditur se me teknologjinë e re, pritet që indentifikimi i kundërvajtjeve do të bëhet me anë të makinave të reja të policisë.

Po ashtu, gjobat e trafikut do të shqiptohen në mënyrë elektronike dhe përmes postës do t’u dërgohen në shtëpi qytetarëve të cilëve iu është shqiptuar gjoba.

Mehmeti ka bërë të ditur se janë furnizuar me vetura të reja.

“Identifikimi i kundërvajtjes do të bëhet nga makinat e reja të Policisë së Kosovës. Gjoba do të shqiptohet në mënyrë elektronike, do të printohet dhe do t’i dërgohet me postë në shtëpi”, ka deklaruar Mehmeti.

Veturat e reja të Policisë së Kosovës

Sipas drejtorit të policisë, me anë të këtyre mjeteve do të mundësohet identifikimi më i lehtë i personave të kërkuar nga Policia e Kosovës.

“Këto mundësojnë edhe identifikim e personave të kërkuar nga policia e Kosovës për vepra të ndryshme, gjate qarkullimit në komunikacion”, ka thënë Mehmeti.

Këto u thanë në konferencën e organizuar nga Policia e Kosovës, ku edhe është paraqitur projekti më i ri, me pajisjet më të reja “Patrulla Inteligjente” që do t’i ketë nën funksion dhe posedim Policia.

Përmes këtij projekti, Policia e Kosovës synon t’i ngrisë kapacitetet operative, profesionale dhe teknologjike.

Me anë të teknologjisë, Policia e Kosovës pret që të rritet siguria, sidomos ajo rrugore.

Vetura e re e Policisë së Kosovës

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika