Drejtori i Policisë i viziton policët që u plagosën gjatë përballjes me grabitësit në Suharekë

Gjatë ditës së sotme, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka vizituar policin e plagosur dhe atë të lënduar, të cilët intervenuan në parandalimin e grabitjes së armatosur në Suharekë

Pamje nga vizita

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka vizituar policin e plagosur dhe atë të lënduar, të cilët u përballën me grabitësit e armatosur në një argjendari në Suharekë.

“Po ashtu në orët e pasditës, drejtori Hoxha vizitoi në SHSKUK edhe zyrtarin policor, i cili u plagos sot gjatë realizimit të operacionit policor për identifikim dhe arrestim të grabitësve të rastit në Suharekë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në njoftim thuhet se veprimet profesionale të zyrtarëve policorë, të cilët në vetëmbrojtje u detyruan të përdorin forcën proporcionale, bënë neutralizimin e grabitësit që shtiu me armë zjarri, si dhe arrestimin e disa të dyshuarve të tjerë.

“Drejtori Hoxha, fillimisht iu dëshiroi shërim të shpejtë zyrtarëve policorë dhe njëherit i falënderoi ata për punën, guximin dhe përkushtimin e vazhdueshëm për t’i shërbyer qytetarëve dhe vendit”, thuhet tutje në njoftim.

Njëkohësisht, drejtori Hoxha ka shprehur mbështetje dhe përkrahje të pakursyer ndaj zyrtarëve policorë dhe ka uruar që të kthehen së shpejti në familjen e madhe policore.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika