Drejtori i Policisë tregon se si u neutralizua kallashnikovi i një terroristi prej 800 metrash në Banjskë

Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, ka treguar fotodëshmi nga operacioni në Banjskë, ku u neutralizua kallashnikovi i një terroristi serb me një saktësi prej 800 metrash nga një operator i Njësisë Speciale

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka treguar detaje mbi operacionin në Banjskë, ku një kallashnikov, i cili ishte në duar të një terroristi, u neutralizua nga një operator i Njësive Speciale të Policisë.

“Këtu është një kallashnikov që ka qenë në duart e një terroristi në Banjskë. Operatori ynë i njësive speciale ka arritur të qëllojë mbi karikatorë dhe ta paaftësojë armën e këtij terroristi. Sikur të donte, do ta vriste, sepse është më e lehtë të qëllosh në kokë sesa në armë”, ka deklaruar Hoxha në Debat Plus.

Ai ka theksuar se nuk ka pasur qëllim për të vrarë ndonjë person, duke e vënë në dukje profesionalizmin e forcave të policisë.

“Kush është ky person është sekret, por kjo është shenjë e nivelit të profesionalizimit tonë dhe saktësisë së punës së Policisë së Kosovës, veçanërisht të njësive speciale. Jemi duke folur me mbi 800 metra distancë, dhe këtë saktësi ia kanë lakmi forcat speciale të shumicës së shteteve të botës”, ka thënë Hoxha.

“Armatimi ishte futur me automjete edhe atë natë”, Drejtori i Policisë jep detaje për sulmin në Banjskë

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika