Drita fiton me shumë mund përballë Fernikelit ’74

Drita ka fituar 1-0 në udhëtim te Feronikeli ’74 në kuadër të javës së 27-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Lideri i elitës së futbollit kosovar pati shumë vështirësi të thyente mbrojtjen e skuadrës nga Drenasi.

Ata dominuan të gjithë takimin, por që nuk ia dolën t’i konkretizonin rastet para minutës 45-të dhe në pjesë të dytë.

Arb Manaj ishte heroi i Dritës, duke shënuar golin e fitores, por edhe duke prekur titullin kampion me një dorë.

Pjesa e dytë ishte e mbushur me raste nga të dyja anët, por që lojtarëve u mungonte efikasiteti.

Pas javës së 27-të, Drita vazhdon si lidere, duke arkëtuar 60 pikë, 16 më shumë se vendi i dytë, Ballkani që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika