Dronët ukrainas godasin përsëri portet e naftës në Rusi

Zjarri po përhapet me shpejtësi në portin rus të Detit Baltik, Ust-Luga, pas një sulmi të dytë radhazi nga dronët vetëvrasës ukrainas, të cilët goditën terminalin kryesor të naftës.

Ky është sulmi i tretë natën radhazi që synon rajonin e Leningradit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe panik në zonë.

Portet e naftës në Ust-Luga dhe Primorsk janë goditur përsëri, dhe zjarre të mëdha vazhdojnë të përhapen në vendet e goditura, duke rrezikuar infrastrukturën dhe aktivitetin e portit.

Autoritetet lokale po përpiqen të kontrollojnë situatën, por flakët dhe tymi i dendur e bëjnë këtë një sfidë të madhe.

Situata ka shkaktuar kaos dhe pasiguri ndër punonjësit dhe banorët e zonës, ndërsa sulmet e vazhdueshme nënvizojnë tensionet në rajon dhe përforcojnë ndikimin e konfliktit në linjat e furnizimit me energji.

Ndryshe, Rusia nisi pushtimin ushtarak të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022.

Të fundit nga rubrika