Dua Lipa mahnit të pranishmit në gala mbrëmjen e muzeut të Akademisë së filmit

Këngëtarja me famë botërore, me origjinë nga Kosova, Dua Lipa mahniti të pranishmit me dukjen e saj në gala mbrëmjen që u mbajt në muzeun e Akademisë së filmit në Los Engeles të SHBA-së.

Ajo për këtë mbrëmje kishte zgjedhur të veshë një fustan të zi me dantellë, i cili ishte tërësisht transparent, nga brendi Chanel. Ylli e kishte kombinuar fustanin me një palë të brendshme të zeza dhe e zbukuroi pamjen duke e shoqëruar fustanin me një palë stoli me diamante nga brendi Tiffany & Co.

Dua Lipa

Lipa i kishte treguar revistës prestigjioze “Variety” gjatë nëntorit se po përgatitë këngë të reja.

Dua Lipa

“Tani për tani jam në botën ‘Houdini’. Jam veç e entuziazmuar që kam nënshkruar kontrata për të lansuar këngë të reja. Intensiteti i reagimit të të gjithëve sinqerisht më ka gëzuar shumë. Është i mahnitshëm. Është reagimi më i mirë që kam marrë deri më tani, prej të gjitha gjërave që kam bërë. Jam shumë e lumtur dhe e përgatitur të nisë kapitullin e ri”, ka thënë Lipa.

Dua Lipa

Ylli nuk mund të fshihte emocionet për faktin se është nominuar për çmimin Grammy, me këngën “Dance The Night”, që është kolonë zanore e filmit më të njohur sivjet, “Barbie”.

“Është vërtet kaq emocionuese dhe një ëndërr të jesh pjesë e një filmi kaq të madh. Është e pabesueshme. Ndihem shumë me fat. Është thjesht kënaqësi të shohësh reagimin e njerëzve, gjithë energjinë pas filmit, kuptimin pas tij, solidaritetin mes grave. Ka qenë e bukur për t’u parë”, ka vazhduar artistja.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika