Dua Lipa pas marrjes së shtetësisë shqiptare: Po ndihem shumë krenare

Këngëtarja nga Kosova e njohur në botë, Dua Lipa është shprehur falënderuese dhe krenare pasi që u pajis me shtetësinë shqiptare

Këngëtarja Dua Lipa





Pasi që mori shtetësinë shqiptare, këngëtarja Dua Lipa ka reaguar me një postim në rrjetin e saj social, Instagram.

Dua Lipa është shprehur falënderuese ndaj presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. “Po ndihem shumë krenare”, ka potencuar këngëtarja Dua Lipa.

Këngëtarja nga Kosova dhe e famshme në të gjithë botën, Dua Lipa, këtë të dielë ka marrë shtetësinë shqiptare.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i ka dhënë shtetësinë shqiptare Dua Lipës dhe ka pritur këtë të dielë artisten e mirënjohur dhe vlerësoi talentin e saj, shpirtin artistik si dhe angazhimin e saj në mbështetje të kauzave sociale.

“Kënaqësi e veçantë t’i dorëzoja dekretin e shtetësisë shqiptare këngëtares së talentuar dhe të famshme në të gjithë botën! Në vigjilje të 110-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, nderojmë jo vetëm ato personalitete që në të shkuarën kontribuuan dhe ndihmuan në krijimin e shtetit të ri shqiptar, por edhe të gjithë ata që me kontributin e tyre në çdo fushë të jetës i japin vlerë identitetin shqiptar dhe na bëjnë krenarë në çdo moment”, ka thënë Begaj.





Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika