Duda Balje: Unë për shkak të Armend Mujës nuk largohem nga koalicioni me VV-në

Në emisionin "Debat Plus", deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje ka thënë se nuk ka indikacione për rënien e Qeverisë Kurti 2, pasi nuk është koha për zgjedhje, ndërsa për konfliktin me deputetin e VV-së, Armend Muja ka thënë se nuk është diçka personale

Duda Balje, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak

“Unë nuk jam e disiplinuar sipas formës që është brenda Vetëvendosjes, kam pasur problemin e njëjtë edhe me Trustin dhe me Kodin Civil”, kështu ka deklaruar deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje për konfliktin e saj me deputetin e VV-së, Armend Muja në Komisionin Hetimor për Energji.

Balje në emisionin “Debat Plus” ka thënë se konflikti ka ardhur si pasojë e një refuzimi të saj ndaj një propozimi të Vetëvendosjes në Komisonin Hetimor për Energji.

Sipas Baljes, nuk ka asgjë personale konkrete në mes të saj dhe deputetit Muja, prandaj siç thotë ajo “Unë për shkak të Armend Mujës nuk largohem nga koalicioni me Vetëvendosjen”.

“Këtu është problemi sepse ne jemi në komision për buxhet dhe financa, kemi pasur një konflikt në Komisionin Hetimor, kam votuar kundër një propozimi të VV-së, nuk kemi pasur pajtime për disa ekspertë, ata vetë kanë formuar këtë Komision Hetimor, ata nuk kanë shumicën brenda Komisionit e për këtë kemi ardhur deri këtu”, ka deklaruar Balje.

Ajo ndër të tjera ka thënë se deputeti Armend Muja mundohet të dalë i fuqishëm në atë Komision sepse sipas saj, kanë mbetur në mungesë të votave.

Ajo ka thënë ndër të tjera se VV-ja po ka problem me Listën Serbe, pasi ajo po e bojkoton punën brenda Kuvendit.

“Janë minus 11 vota, është gjendje faktike”, ka thënë Balje duke shtuar se nuk ka indikacione për rrëzimin e Qeverisë Kurti 2.

“Nuk është koha për zgjedhje, nuk jemi gati as ne as opozita”, ka thënë ajo.

Ndryshe, më 27 korrik, Deputeti i LVV-së Armend Muja kishte kërkuar që deputetja Duda Balje të shkarkohet nga komisioni hetimor për energjinë, për arsye të mungesave të saj.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika