Dugolli: Duhet përshëndetur përgjigja pozitive e liderëve opozitarë

Të martën e 8 nëntorit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar në takim liderët e partive opozitare, takim i cili përkundër takimeve të mëhershme ku ftesën e pranonte vetëm Haradinaj, bashkoi të tre liderët opozitarë. Dugolli e ka vlerësuar këtë sikurse një veprim për t'u përshëndetur

Enver Dugolli, LVV





Enver Dugolli, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se është për t’u përshëndetur fakti se liderët e partive opozitare kanë pranuar ftesën nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

I ftuar në “Debat Plus” krahas përfaqësuesve të tjerë të subjekteve politike, Dugolli ka thënë se fakti që Kryeminisri Kurti ka shprehur gatishmërinë për të folur me opozitën, është një i atillë që paraqet rëndësi.

“Duhet përshëndetur përgjigjen pozitive që kanë konfirmuar liderët e opozitës. Është me rëndësi që Kurti po shpreh gatishmërinë dhe vullnetin të thërrasë opozitën dhe të bisedojë me ta, ngase çështja e Kosovës duhet të na bashkojë”, ka deklaruar Dugolli gjersa ka thënë se çështja e veriut duhet të bashkojë spektrin politik dhe jo ta ndajë atë.

Të martën e 8 nëntorit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar në takim liderët e partive opozitare, takim i cili përkundër takimeve të mëhershme ku ftesën e pranonte vetëm Haradinaj, bashkoi të tre liderët opozitarë.

I pari që doli nga takimi ishte Haradinaj. Lidhur me daljen e hershme të tij, Pal Lekaj ka bërë të ditur se bazuar në atë çka ka biseduar me Haradinajn, Kurti nuk kishte ftuar opozitën për të treguar zgjidhjet nga kjo situatë, dhe ka filluar të flasë për Podgoricën, Shkupin, Sarjevën dhe Beogradin. Një gjë e tillë ishte fyese për Haradinajn, tregon ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me liderët opozitarë ka thënë se krerët opozitarë janë më shumë të pakënaqur sesa mospajtues.

“Ishte takim shumë i mirë, pasi ishte takim njoftues për situatën politike dhe të sigurisë me bashkëbisedim të hapur dhe serioz, tash përshtypja ime është që krerët opozitarë janë më shumë të pakënaqur sesa mospajtues”, kishte deklaruar Kurti.

Për këtë, Haradinaj me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se është detyruar ta lëshojë takimin për shkak se, siç thotë ai, Kurti mbante ligjërata dhe nuk tregonte arsyen e prishjes së raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.





Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika