Dumoshi për Vjosa Osmanin: Ia ka kthyer shpinën shtëpisë së saj për një post

Dumoshi, ka komentuar figurën e presidentes Vjosa Osmani, ku ka thënë se ajo nuk e meriton postin e presidentes dhe nuk është gjithëpërfshirëse në rolin e presidentes. Sipas Dumoshit, Osmani ia ka kthyer shpinën shtëpisë (LDK-së) të saj, për një post

Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Vlora Dumoshi, e ftuar në emisioni “Personale” në RTV Dukagjini, ka folur për presidenten e vendit, Vjosa Osmani, në rolin e ish-bashkëpartiakes së saj, për të cilën ka thënë se nuk ka asgjë personale me të, por sjelljes së Vjosa Osmanit nuk mund t’i besohet.

Dumoshi ka thënë se Osmani kishte pasur hapësirë të mjaftueshme në LDK, dhe ishte e nderuar aty, por ajo “ia ka kthyer shpinën shtëpisë(LDK-së) së saj, për një post”.

Ajo ka thënë se nuk është penduar pse i ka respektuar vendimet e partisë, por i ka mbetur peng që ka votuar Vjosa Osmanin për presidente sepse ajo “nuk e meriton postin e presidentes së Republikës së Kosovës, sepse nuk është treguar që është duke i përfaqësuar të gjithë qytetarët e vendit nëpërmjet disa deklaratave”.

Sipas saj, Osmani i kishte kundërshtuar marrëveshjet me Serbinë, dhe se përpjekjet e presidentes për liberalizimin e vizave janë të vonshme.

Ndërkaq, ajo ka folur edhe për Listën Guxo, të cilën e kishte themeluar Osmani, ku ka thënë se ai subjekt realisht nuk ekziston.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika