Durmishi: Në të gjitha rrugët e vendit po vendoset sinjalizimi vertikal, horizontal dhe paisjet tjera të sigurisë rrugore

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se në të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale është duke u vendosur sinjalizimi vertikal, horizontal dhe paisjet tjera të sigurisë rrugore

Hysen Durmishi

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënӕ se në të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale të vendit është duke u vendosur sinjalizimi vertikal, horizontal dhe paisjet tjera të sigurisë rrugore.

“Në të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale të Republikës së Kosovës po vendoset sinjalizimi vertikal, horizontal dhe paisjet e tjera të sigurisë rrugore”, ka shkruar Durmishi.

Duke thënë se “vazhdojmë e nuk ndalemi asnjëherë”, zëvendësministri Durmishi ka treguar se janë duke punuar me shtatë kontrata në shtatë regjione të Kosovës.

“Me shtatë kontrata në shtatë regjionet e Kosovës jemi duke punuar çdo ditë që ta mirëmbajmë dhe përmirësojmë sinjalistikën në mënyrë që siguria në rrugët tona të jetë më e madhe”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika