Dy ditë para afatit, ende s’ka marrëveshje për presidentin

Kuvendi i Kosovës

Pesë marsi shënon përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit apo presidentes së re të Kosovës, por dy ditë para këtij afati nuk ka ende një marrëveshje politike që do të siguronte 80 votat e nevojshme në Kuvend.

Kryeministri Albin Kurti gjatë javës së kaluar zhvilloi disa takime me liderët e dy partive më të mëdha opozitare, por pa rezultat konkret.

Të shtunën, Kurti u takua me kryetarin e Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza. PDK kishte propozuar që kandidati për president të jetë nga radhët e saj, ndërsa Kurti kishte kërkuar që edhe Lëvizja Vetëvendosje të ketë kandidat. Takimi përfundoi pa marrëveshje dhe pa një emër konkret.

Kurti u takua sërish edhe me kryetarin e Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku. Ndryshe nga takimi i parë që kishte zgjatur rreth dy orë, takimi i 2 marsit ishte më i shkurtër dhe po ashtu përfundoi pa ndonjë marrëveshje.

Pas takimit, Abdixhiku deklaroi se në asnjë prej bisedimeve nuk ishte përmendur emri i presidentes aktuale, Vjosa Osmani.

“Neve nuk na ka ardhur askush me 15 nënshkrime për t’i kërkuar edhe 15 të tjera. Neve nuk na është propozuar asnjë emër për t’i kërkuar votat tona. Pra, në këtë fazë, nuk kemi qëndrime refuzuese ndaj askujt. Aq më pak ndaj zonjës Osmani”, ka thënë Abdixhiku.

Ai paralajmëroi se nëse si Vetëvendosje ashtu edhe PDK hyjnë në garë me nga një nominim të veçantë, vendi mund të shkojë në zgjedhje.

Nga ana tjetër, Kurti kishte përmendur si figurë të mundshme për president Murat Jashari, por ky i fundit e ka refuzuar publikisht një kandidaturë të tillë.

Ndërkohë, ish-ministri Arsim Bajrami ka shprehur gatishmëri për kandidim, por pa mbështetje të qartë nga partitë parlamentare.

Nëse Kuvendi dështon ta zgjedhë presidentin brenda afatit kushtetues, vendi përballet me shpërndarje të Kuvendit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika