Dy gra të zhdukura brenda 24 orëve në Kosovë

Babai i vajzës nga Gjilani ka treguar se pas daljes nga shtëpia, e bija e tij nuk është kthyer më. Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se hetimet janë duke vazhduar. Mirëpo, ky nuk është rasti i vetëm që zbulon raporti 24-orësh. Në rastin tjetër në Mitrovicë, mashkulli kosovar ka raportuar të zhdukur bashkëshorten e tij

Policia e Kosovës

Një vajzë është raportuar e zhdukur në Policinë e Kosovës nga babai i saj, të premten.

Lajmi është bërë i ditur nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, përmes së cilit, bëhet e ditur se pas daljes nga shtëpia, vajza nuk ishte kthyer më.

“Gjilan 30.09.2022 – 17:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij, ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer ende. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Mirëpo, ky nuk është rasti i vetëm i zhdukjes që zbulon ky raport.

Të shtunën e një tetorit, ankuesi mashkull kosovar nga Mitrovica ka raportuar se bashkëshortja e tij ka dalë nga shtëpia dhe se e njëjta, nuk është kthyer ende.

“Më 01.10.2022 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer ende. Rasti është duke u hetuar, nga njësitet relevante”, thuhet në raport.

Para pak ditësh, dy vajza nga qyteti i Pejës ishin raportuar të zhdukura. Përgjatë të shtunës, Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë punës intensive operative-hetimore, të shtunën e 1 tetorit pas një informacioni të pranuar, është lokalizuar vendndodhja e viktimave.

Megjithatë, dy vajzat kishin deklaruar se janё nё gjendje tё mirё shëndetёsore dhe nuk kanё pasur ndonjё keqtrajtim. Ato kishin deklaruar se nga shtёpitё janё larguar me dëshirën e tyre. Ato kishin qёndruar nё njё shtёpi tё pabanuar nё fshatin Qungur të Pejёs.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika