Dy muaj pa mësim, nxënësit e Stapanicës në Malishevë ende pa mësimdhënës

Nxënësit e klasës së katërt dhe të pestë të shkollës fillore “Kajtaz Ramadani”, paralelja e ndarë në fshatin Stapanicë të Komunës së Malishevës, prej më shumë se dy muajsh po përballen me mungesë të mësimdhënësve, duke mos zhvilluar me rregull procesin mësimor. Kjo situatë ka revoltuar prindërit, të cilët e konsiderojnë si torturë për fëmijët që vijnë në shkollë, por largohen pa mbaruar orarin. Megjithatë, drejtori i Arsimit në Malishevë, Sabit Berisha, thotë se problemi pritet të zgjidhet së shpejti

Në shkollë vijnë me orar por dalin pa përfunduar i tëri.

Kjo pasi këta nxënës të klasës së 4-të të shkollës fillore “Kajtaz Ramadani”, paralele e ndarë në fshatin Stapanicë të Komunës së Malishevës nuk kanë mbajtur mësim tash e 2 muaj.

Me të njëjtin problem po përballën edhe nxënësit e klasës së pestë si pasojë e mungesës së mësimdhënësve.

“Në shkollë vina për çdo ditë, mësim nuk mbajmë që dy muaj ditë. Veç po vijmë e po kthehemi pas nuk po vijnë mësuesit”, ka theksuar Luan Veselaj, nxënës i klasës së 4-të.

“Mësim nuk mbajmë tash e dy muaj se nuk na vjen mësuesja”, ka thënë Ronela Krasniqi, Nxënëse e klasës së 4–të.

Mosmbajtja e mësimit tash e 60 ditë i ka revoltuar prindërit e të miturve.

“Jemi të shqetësuar për shkak të neglizhencës së mësimit, klasa e 4-të dhe e 5-të shkaku i mësueses që ka qenë më herët ajo është në pushim të lehonisë. DKA e Malishevës e ka hapur konkursin për me pru me dhanë mësim e kanë refuzu e kanë hapë konkursin tjetër. Këtu në realitet nuk është duke u mbajtë mësim tash e dy muaj”, ka theksuar Shaban Musaj, prind.

Madje dikush prej tyre po e konsideron këtë situatë torturuese për fëmijët.

“I sjellim fëmijët këtu i lëmë në lagështi edhe ju thonë shkoni nga shtëpia. Taman shkojmë te shtëpia na thojnë hajdeni merrni djalin pasi nuk ka mësim, ai nuk është veç tash por qe 3 muaj nuk kanë mësim fëmijët”, ka deklaruar Hazir Veselaj, prind.

Por sipas u.d së drejtorit të drejtorisë së Arsimit në Komunën e Malishevës, Sabit Berisha, ky problem do të zgjidhet shpejt.

“Ne e kemi hapë konkursin menjëherë për Stapanicë por procedurat për hapjen e konkursit merr kohë. Jemi në finalizim. Sigurisht që në momentin që do fillojmë punën me mësuesin e ri do konsultohemi për të bërë kompensim të orëve”, ka deklaruar Sabit Berisha, U.d i drejtorit të DKA-së.

Sipas tij kjo situatë pritet të zgjidhet të hënën.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika