Dy organizatat ndërkombëtare i demantojnë mediat serbe se janë duke e formuar Asociacionin

Fondacioni gjerman “Friedrich-Ebert-Stiftung” dhe Institutit Evropian për Paqe, i kanë demantuar mediat serbe se janë duke punuar për statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe

Mitrovica e Veriut





Dy organizatat ndërkombëtare, për të cilat, mediat serbe raportuan se e kanë marrë mandatin për ta hartuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe(AKS), i kanë demantuar ato, duke thënë se nuk kanë marrë asnjë kërkesë për ta bërë një gjë të tillë.

Fondacioni gjerman “Friedrich-Ebert-Stiftung” dhe Institutit Evropian për Paqe, në një përgjigje për Portalin Dukagjini, kanë thënë se kërkesa e tillë nuk ka ardhur, ashtu siç është raportuar nga Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe as nga Qeveria e Gjermanisë.

“Dy organizatat tona s’kanë marrë kërkesë apo mandat nga Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, Qeveria gjermane apo ndonjë palë tjetër për ta zhvilluar statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Diskutimet tona ishin të brendshme, duke përdorur informatat publike në dispozicion për tema të interesit publik, që është prerogativë e shoqërisë civile”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Tutje, në përgjigjen e tyre, këto organizata kanë kërkuar nga mediat serbe që ta publikojnë edhe lajmin e demantimit, në të njëjtin nivel të rëndësisë që ka marrë artikulli origjinal.

“Na vjen keq që dy organizatat tona nuk u konsultuan në përgatitjen e artikullit. Ne kërkojmë që shërbimet e lajmeve që publikuan lajmin të përfshijnë sqarimin tonë në të njëjtin nivel të rëndësisë që ka marrë artikulli origjinal”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Gazeta serbe “Novosti”, kishte raportuar se dy organizatat në fjalë janë organizata të cilave u është besuar detyra për hartimin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas kësaj gazete, këto dy organizata ka muaj që janë duke punuar për statutin e formimit të Asociacionit.





Shija e redaktorit

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Të fundit nga rubrika