Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona të dyshuar në Fushë Kosovë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të njëjtit dyshohen se në mënyrë të vazhdueshme kanë keqpërdorur të dhënat e kartelave bankare të personave të huaj për përfitime personale, njofton Dukagjini.
“Fushë Kosovë, 28.01.2026, 18:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme kanë keqpërdorur të dhënat e kartelave bankare të personave të huaj për përfitime personale. Në konsultim me prokurorin është kontrolluar prona e të dyshuarve ku gjatë kontrollit është sekuestruar një telefon, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.