Shumë persona raportohen se janë lënduar ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi një makinë u përplas me këmbësorët në Francën jugperëndimore
Të paktën pesë persona u plagosën pasi një makinë u përplas me këmbësorët dhe çiklistët në Saint Pierre d’Oléron në Île d’Oléron, pranë bregut perëndimor të Francës, shkruan The Guardian, transmeton Dukagjini.
I dyshuari është marrë në paraburgim, ndërsa hetimi është duke vazhduar.
Kryebashkiaku i Dolus-d’Oléron tha se burri i arrestuar në vendngjarje dyshohej për abuzim me drogë dhe alkool.
Më parë, media franceze raportoi se deri në 10 persona u prekën nga incidenti, me burime pranë hetimit që sugjeronin se shoferi “qëllimisht” u përplas me njerëzit, tha Le Figaro.