Dy personat që dyshohet se i ndihmuan grabitësit në Suharekë dërgohen në Burgun e sigurisë së lartë në Dyz

Gjykata e Prizrenit ka vendosur një muaj paraburgim për dy të akuzuarit në lidhje me grabitjen e një argjendari në Suharekë. Të dy të akuzuarit, Albin Beqiri dhe Fatmir Tahiri, akuzohen për ndihmë në kryerjen e grabitjes së armatosur. Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit gjatë një seance paraprake në Gjykatën e Prizrenit, ndërsa të akuzuarit janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz

Foto ilustrim

Gjykata e Prizrenit ka caktuar një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për rastin e grabitjes në një argjendari në Suharekë.

Lajmin e ka konfirmuar Marcel Lekaj, zëdhënës i Gjykatës së Prizrenit.

Në Gjykatën e Prizrenit sot është mbajtur seanca paraprake, gjatë të cilës prokurorja Ervehe Gashi ka kërkuar masën e paraburgimit për dy të dyshuarit.

Sipas Prokurorisë, Albin Beqiri dhe Fatmir Tahiri dyshohen për dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të grabitjes.

KALLXO.com merr vesh se Albin Beqiri dhe Fatmir Tahiri janë dërguar në Burgun e sigurisë së lartë në Dyz.

Prokuroria e Prizrenit të dielën ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave, Albin Beqiri dhe Fatmir Tahiri, të cilët dyshohen për dhënie të ndihmës personave që kanë kryer grabitjen e armatosur në Suharekë më 22 nëntor.

Një polic i Kosovës është plagosur dhe një tjetër është lënduar gjatë përballjes me katër persona të maskuar dhe të armatosur që dyshohet se kanë kryer grabitjen në një argjendari në Suharekë.

Vlera e arit të grabitur nga katër të dyshuarit llogaritet të jetë mbi 200 mijë euro.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika