Dy raste të ngacmimit në Fushë-Kosovë e Vushtrri, Policia po i heton rastet

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë në Fushë-Kosovë është intervistuar nga organet e rendit për veprën “ngacmim seksual”, ndërsa një grua tjetër ka raportuar në polici se është ngacmuar përmes rrjeteve sociale nga një person i panjohur në Vushtrri

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë në Fushë-Kosovë është intervistuar të dielën për veprën “ngacmim seksual”.

Në raportin 24-orësh, Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ka ngacmuar seksualisht një grua.

“F. Kosovë 12.03.2023-18:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka kryer veprën e lartcekur ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Ndërsa, një grua të hënën ka raportuar se është ngacmuar përmes rrjeteve sociale nga një person i panjohur në Vushtrri.

Sipas njoftimit, ajo ka thënë se nga i njëjti është duke pranuar mesazhe ngacmimi.

“Vushtrri 13.03.2023-23:55. Viktima femër kosovare ka raportuar se përmes rrjeteve sociale, nga një mashkull i panjohur është duke pranuar mesazhe ngacmimi. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, është bërë e ditur në raport.

Shija e redaktorit

Radio Dukagjini i’a qet “Pikën”

Radio Dukagjini po vjen me skemë të re programore. “Pikë”, është një ndër emisionet më të reja që do të filloj në kuadër të kësaj...

Më 30 mars në librarinë “Dukagjini” mbahet promovimi i librit...

Më 30 mars, e enjte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” do të mbahet promovimi i librit “Pse s'ma ka thënë njeri më parë”, i...

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët; “Dardanët” nisin mbarë kualifikimet për...

Kosova pati një paraqitje solide në ndeshjen e parë të Grupit I në kualifikimet për “Euro 2024”. Në një ndeshje me emocione, Kosova arriti të...

Të fundit nga rubrika