Dy serbë i bashkohen listës së gjatë të personave të padëshiruar në Kosovë

Në disa raste përgjatë muajve të fundit, institucionet kosovare të sigurisë kanë arrestuar persona të cilët dyshohet se janë të përfshirë në spiunazh dhe aktivitete të tjera që ndërlidhen me sigurinë në vend. Rasti i fundit është arrestimi i dy shtetasve serb. Ekspertët e sigurisë po vlerësojnë se Kosova duhet që me kujdes të shtuar t’i trajtoj këto raste

Dimitrije Markoviq dhe Nenad Jeremiq janë dy personat e radhës të cilët janë bërë pjesë e listës non-grada të Kosovës.

Të fshehur nën mbulesën e aktiviteteve humanitare, Qeveria e Kosovës njoftoi se dy serbët po dëmtonin imazhin e shtetit, duke nxitur edhe urrejtje ndëretnike.

Nën këtë arsyetim, Qeveria ua ndaloi atyre hyrjen në Kosovë dhe menjëherë i futi në listën e të padëshiruarve.

Ky është vetëm një prej rasteve të tilla, që ndodhën në Kosovë në muajt e fundit.

Në natën e ndërrimit të motmoteve, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, njoftoi se me kërkesë të kryeministrit Albin Kurti, ka shpallur person non-grada një zyrtar të UNMIK-ut.

Për këtë veprim, reagoi Organizata e Kombeve të Bashkuara, që e konsideroi vendimin të pavlefshëm për zyrtarët e saj.

Nën këto dyshime, në fund të korrikut, Policia arrestoi dy shtetas francez të cilët po vozisnin në veri të Kosovës një veturë me targa ruse.

Disa muaj pas arrestimit, ata u dënuan për vetëm kalim të paautorizuar të kufirit.

“Kur e kemi parasysh që Kosova ka qenë e pushtuar nga serbët rreth 100 vjet, kur e kemi parasysh që mundësite e sistemeve serbe kanë qenë të mëdha për të rekrutuar agjendë serbë brenda shqiptarëve, atëherë ne nuk duhet të hamendohemi fare se kjo strukturë e agjendurës është e instaluar në nivele të larta”, ka thënë eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi.

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, thekson se institucionet nuk duhet të ndërmarrin veprime duke u nxituar.

“Unë mendoj se ato që janë ndërmarrë janë ndërmarrë mbi bazë të fakteve dhe informacioneve të sakta, kjo nuk është çështje loje, është çështje shumë e ndjeshme”, shtoi Kajtazi.

E analisti Artan Muhaxhiri vlerëson se Kosova në këtë mënyrë po e dërgon një mesazh.

“Është një mesazh i cili u dërgohet të gjithë atyre që janë të kësaj kategorie, të cilët janë kundër shtetit të Kosovës dhe që duhet ta dijnë se janë të identifikueshëm dhe radari i sistemeve të sigurisë mund t’i kap edhe ata”, është shprehur Artan Muhaxhiri – analist.

Televizioni Dukagjini ka dërguar gjatë ditës disa pyetje në drejtim të institucioneve dhe është duke pritur përgjigje për listën e personave të padëshiruar në Republikën e Kosovës.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika