Dy sirianë të therur me thikë gjenden në Leposaviq

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy sirianë të therur me thikë janë gjetur në fshatin Koshuticë të Leposaviqit në vende të ndryshme.

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën dhe i njëjti është cilësuar si ‘vrasje në tentative’, njofton Dukagjini.

“Dy dëshmitare femra kosovare, kanë raportuar se në oborrin e shtëpisë së tyre kanë vërejtur një person të shtrirë me plagë nëpër pjesë të ndryshme të trupit të shkaktuara nga mjeti i mprehtë. Viktima mashkull i moshës rreth 40-vjeçar, shtetas i Sirisë është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës Veri dhe më pas është transferuar në Spitalin e Mitrovicës Jugu për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në raportin policor.

Në raport bëhet e ditur se tjetri është gjetur nga njësiti i Policisë gjatë patrullimit në fshat Koshuticë.

“Rreth orës 11:05 jemi njoftuar se njësiti nga SPMK Jarinje gjatë patrullimit në fshatin Koshuticë ka vërejtur një person mashkull Sirian i moshës 27-vjeçar me lëndime në kokë dhe këmbë që dyshohet se plagët janë shkaktuar nga mjeti i mprehtë”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se viktima ka deklaruar se i dyshuari është larguar në drejtim të kufirit të Serbisë.

Viktima është dërguar në Spitalin e Mitrovicës Jugu për tretman të mëtutjeshëm.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika