Dy të arrestuarit për terrorizëm dyshohen se shpërndanë thirrje kundër Trumpit dhe kryeministrit të Izraelit

Foto ilustrim

Alban Bibaj dhe Muhamet Musliu janë arrestuar mëngjesin e së enjtes, më 22 maj, nën dyshimin se të njëjtit kanë shpërndarë e shkruar thirrje që nxisin përçarje, mosdurim.

Njëri nga ta dyshohet se ka shkruar për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump dhe për Kryeministrin e Izraelit.

Kjo dyshohet se lidhet me situatën që është krijuar pas luftës së Izraelit në Gaza. Sulmet izraelite gjatë natës ndërmjet së hënës dhe të martës 19-20 maj 2025 kanë vrarë të paktën 60 persona në Rripin e Gazës – sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.

Izraeli kishte nisur një ofensivë tjetër të madhe në Gazë gjatë ditëve të fundit, duke thënë se synon të kthejë dhjetëra pengje të cilat mbahen nga Hamasi – i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Bashkimi Evropian – dhe të shkatërrojë grupin palestinez.

Të hënën kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nisi të lejojë hyrjen e një numri të vogël të kamionëve me ndihma në Gazë, për herë të parë pas 2 muajsh e gjysmë, duke thënë se ishte përballur me trysni për të hequr një bllokadë ndaj 2 milionë palestinezëve të territorit, që kishte nxitur frikë për zi buke.

Në një nga videot që është publikuar në rrjetin social Tik Tok nga njëri prej të arrestuarve shihen edhe presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu.

KALLXO.com ka arritur që të analizojë njërën nga llogaritë e njërit prej të dyshuarve që është arrestuar mëngjesin e sotëm.

Fotografi, video të shpërndara vazhdimisht tregojnë për shpërndarje ideologjike ekstreme dhe radikale – për çka edhe Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar që të njëjtit të arrestohen dhe me Vendim të Prokurorit të Shtetit të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Një nga postimet është për Gazën, shpërfaqja e nxitjes për persona të ndryshëm me pozicione në Iran, Arabi, ndërsa bëhet thirrje tek ata të cilët janë në Gazë të kthehen në fenë e tyre dhe këtu më pas janë të bashkangjitur edhe fotografi të ushtarëve të rinj, e thirrja bëhet për t’u ngritur e për t’u kthyer kundër vendeve që konsiderohen si “mushrikë e qafirë”.

Në rrjete sociale nuk mungojnë as thirrjet për të mos festuar festat që nuk lidhen me islamin.

Alban Bibaj dhe Muhamet Musliu, dy të dyshuarit të cilët janë arrestuar me Urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, kishin shfrytëzuar rrjetet sociale dhe në të njëjtit kishin shpërndarë propagandë, thirrje për nxitje dhe përçarje të mosdurimit.

Në anën tjetër burime të KALLXO.com tregojnë edhe se njëri nga të arrestuarit ka dy vëllezër të vrarë në konfliktin në Siri e tjetri është i njohur për Policinë.

Në anën tjetër Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se pas një pune hetimore një aksion policor u realizua më 22 maj,  në të cilin dy persona u prangosën.

Operacioni ishte i ndarë në dy raste të ndryshme dhe u realizuan tri kontrolle të vendbanimeve, në Fushë Kosovë dhe Malishevë.

Të dyshuarit sipas Prokurorisë u arrestuan për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”, si dhe shpërndarje e propagandës dhe ideologjisë për Organizata terroriste – duke përdorur rrjetet sociale.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika