Dy të mitur raportojnë se janë sulmuar nga disa serbë në veri

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se dy të mitur në Mitrovicë të Veriut kanë raportuar se të enjten janë sulmuar nga disa qytetarë serbë

Fotoilustrim

Në Mitrovicë të Veriut dy të mitur kanë raportuar të enjten e 22 dhjetorit se janë sulmuar nga disa qytetarë serbë, kështu ka bërë të ditur raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës.

Raporti njofton se të miturit kanë pranuar trajtimin mjekësor.

Në raportin e PK-së është bërë e ditur se njësitë policore po kryejnë hetimet lidhur me këtë rast.

“Mitrovicë Veri 22.12.2022 – 16:00. Lidhur me rastin është raportuar se dy viktima meshkuj kosovarë të mitur, kanë pranuar tretman mjekësor, pasi që sipas tyre janë sulmuar nga disa qytetar të nacionalit serb. Njësitë policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin”, thuhet në raportin e PK-së.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika