Dy të plagosurat në Majac të Podujevës në gjendje të rëndë shëndetësore

Pamje nga vendi i ngjarjes në Majac të Podujevës - Foto Arianitë Zhegrova - TV Dukagjini

Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur në fshatin Majac të Podujevës.

Dyshohet se të lënduara janë një grua dhe e dyshuara për vrasje.

Shefi i Emergjencës në Podujevë, Arben Beqiri, ka bërë të ditur se gjendja e të plagosurave është e rëndë.

“Viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes. Dy të tjerat janë të plagosura rëndë dhe janë transferuar për në Prishtinë”, ka deklaruar ai për Kallxo.com.

Po ashtu, bëhet e ditur se njësia elitare FIT e Policisë së Kosovës ka intervenuar në objektin ku ka ndodhur ngjarja dhe e ka vënë situatën nën kontroll.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika