Dy të vdekur dhe 1 mijë e 373 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit dy qytetarë kanë humbur betejën me COVID-19 dhe 1 mijë e 373 të tjerë kanë rezultuar pozitiv

Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, të premten e 22 korrikut ka njoftuar se në 24 orët e fundit, 2 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në Shqipëri.

Nga 2801 testime të realizuara, 1373 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa 1468 qytetarë janë shëruar.

Ministria e Shëndetësisë i ka bërë thirrje qytetarëve të vazhdojnë vaksinimin anticovid pas rritjes së kontakteve.

“501 në Tiranë, 92 në Fier, 81 në Durrës, 63 në Shkodër, 50 në Lushnje, 47 në Berat, 45 në Vlorë, 41 në Kamëz, 36 në Sarandë, 31 në Elbasan, nga 27 qytetarë në Lezhë, Tepelenë, nga 23 qytetarë në Vorë, Kuçovë, 20 në Korçë, nga 19 qytetarë në Krujë, Dibër, 16 në Kavajë, 15 në Gjirokastër, 14 në Kurbin, nga 13 qytetarë në Vau i Dejës, Divjakë, Devoll, Dimal, 11 në Mallakastër, 10 në Gramsh, 9 në Patos, 8 në Mirditë, nga 7 qytetarë në Himarë, Maliq, Belsh, nga 6 qytetarë në Malësi e Madhe, Përmet, nga 5 qytetarë në Tropojë, Roskovec, Pogradec, nga 4 qytetarë në Bulqizë, Mat, Delvinë, Skrapar, Peqin, nga 3 qytetarë në Pukë, Fushë Arrëz, Kukës, Has, Shijak, Kolojë, 2 në Libohovë, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Klos, Finiq, Këlcyrë, Poliçan”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri.

Në vend janë 9729 qytetarë aktivë me COVID-19.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika