Dy të vdekur dhe një i lënduar rëndë në një aksident trafiku në Leposaviq

Dy persona kanë vdekur dhe një tjetër i lënduar rëndë pas një aksident trafiku në Leposaviq

FOTO: KoSSev

Dy persona kanë vdekur dhe një tjetër pësoi lëndime të rënda si pasojë e një aksidenti mes dy makinave në Leposaviq në ora 00:05 pas mesnatës.

Munish Avdiu nga policia për Kallxo.com bëri të ditur se dy makinat ishin me tabela të Serbisë, derisa dy shoferët që vdiqën njëri në vend, tjetri në spitalin në Mitrovicë, ishin qytetarë serb të Kosovës.

“Aksidenti në Leposaviq ka ndodhur 5 minuta pas mesnatës, dy vozitësit serbë të Kosovës kanë vdekur njëri në vend, tjetri në spital, derisa edhe një pasagjer ka marrë lëndime të rënda dhe po merr trajtim”- bëri të ditur Avdiu.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika