Dy vdekje të dyshimta në 24-orët e fundit në Kosovë

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, bën të ditur se dy vdekje të dyshimta janë raportuar në Policinë e Kosovës. Njëri rast ka ndodhur në Leposaviq, kurse tjetri në Zveçan

Ilustrim

Dy vdekje të dyshimta janë raportuar në Policinë e Kosovës, brenda 24-orëve të fundit në Kosovë.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se, njëri rast ka ndodhur në Leposaviq. Vdekja e viktimës ishte konstatuar nga mjeku.

“Lidhur me rastin, në vendngjarje kanë dalë njësia policore dhe ekipi mjekësor, me ç’rast mjeku kompetent ka konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull kosovar. Me kërkesë të familjes dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i është dorëzuar familjes për ceremoni varrimi”, thuhet në raport.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 12:30. Më vonë në të njëjtën ditë, një tjetër vdekje e dyshimtë u raportua në Zveçan.

Është raportuar se viktima, mashkull kosovar, duke drejtuar traktorin nga pakujdesia ka humbur kontrollin, ku si pasojë ka pësuar lëndime trupore. Ai ka ndërruar jetë me të arritur në spital.

“Është raportuar se viktima, mashkull kosovar, duke drejtuar traktorin nga pakujdesia, ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore. Viktima pasi ka arritur në spitalin rajonal ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit, e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika