Dyshime lidhur me fabrikën për mbetjet shtazore, bastisje në Ministrinë e Bujqësisë

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion të enjten në Ministrinë e Bujqësisë, ku forcat policore janë duke kryer bastisje në ambientet e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB).

Ky aksion po zhvillohet me autorizim të Prokurorisë Speciale të Kosovës në katër lokacione, dhe sipas tyre bastisjet po bëhen mbi dyshimet në lidhje me fabrikën për mbetjet shtazore.

“Ju njoftojmë se Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është duke zhvilluar bastisje në katër lokacione. Bastisjet po zhvillohen mbi dyshimet për Fabrikën për mbetje shtazore. Për detaje të tjera, publiku do të njoftohet gjatë ditës”, thuhet nga ana e Prokurorisë Speciale për Dukagjinin.  

Hetues dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë brenda Ministrisë së Bujqësisë.

Megjithatë, ky aksion vjen vetëm një ditë pasi Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e akuzoi ministrin në detyrë, Faton Peci, për shkelje të Ligjit për Pronën Publike.

Sipas PDK-së, ministri në detyrë Faton Peci ka vepruar në kundërshtim me ligjin në rastin e dhënies me qira të një prone shtetërore për ndërtimin e një impianti për përpunimin e mbetjeve shtazore.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika