Dyshime për spiunazh – Prokuroria Speciale nis operacionin hetimor

Një operacion hetimor i Prokurorisë Speciale, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor dhe Agjencinë për Inteligjencë, ka nisur këtë të enjte lidhur me dyshimet për spiunazh

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se nën udhëheqjen e saj është duke u zhvilluar një operacion hetimor i ndërlidhur me dyshimet për veprën penale të spiunazhit.

Sipas njoftimit, operacioni të enjten po realizohet në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

“Operacioni është ende në zhvillim dhe për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve, më shumë detaje do të bëhen publike pas përfundimit të operacionit”, thuhet në njoftim.

Autoritetet kanë bërë të ditur se Prokurori i Shtetit do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me ligjet në fuqi.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika