Dyshimet për kurdisje, FFK del me komunikatë zyrtare për ndeshjen e KFF Mitrovica me KFF EP Hajvalia

Federata e Futbollit e Kosovës, ka nisur mbledhjen e informacioneve për pretendimet e kurdisjes së ndeshjes në mes të dy ekipeve të vajzave KFF Mitrovica dhe KFF EP Hajvalia.

Në njoftimin zyrtar të tyre thuhet se për këtë çështje nuk kanë marrë asnjë informacion zyrtar apo ankesë, por që lajmin e kanë marrë nga mediat.

Menjëherë pas kësaj, sipas komunikatës, ata kanë filluar mbledhjen e dëshmive dhe se çështja është adresuar te organet e brendshme të FFK-së.

“Tashmë çështja është adresuar te organet dhe Komisionet përkatëse brenda Federatës, të cilat janë duke mbledhur informacionet dhe dokumentacionet e nevojshme lidhur me këtë rast, e të cilat do të shqyrtohen me përpikëri. Gjithashtu, këtë rast e kemi adresuar edhe te Këshilli Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive për të proceduar më tutje”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se FFK do ta trajtojë me seriozitet rastin në aspektin disiplinor, kurse nga ana ligjore do të merren organet e shtetit të Kosovës.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika