Dyshohet se dy vajza 19 dhe 16 vjeç janë dhunuar në Berat, arrestohen dy persona

Dy vajza, 19 dhe 16 vjeç, dyshohet se janë dhunuar në Berat, ndërkohë që autoritetet kanë arrestuar dy persona të moshës 33 dhe 20 vjeç

Foto ilustrim

Dy vajza të moshës 19 dhe 16 vjeç dyshohet se janë dhunuar në qytetin e Beratit të Shqipërisë.

Policia ka ndërmarrë veprime të menjëhershme dhe ka bërë me dije se në lidhje me këtë rast janë arrestuar dy persona të identifikuar si A. N., 33 vjeç dhe A. Sh., 20 vjeç, të dy banues në Berat.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë në Berat kanë zbuluar se dyshohet se këta persona i kanë dhunuar dy vajzat, njëra 19, kurse tjetra 16 vjeçe.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat vunë në pranga shtetasit A. N., 33 vjeç dhe A. Sh., 20 vjeç, të dy banues në Berat, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me 2 shtetase 19 dhe 16 vjeçe”, ka njoftuar policia shqiptare.

Policia ka konfirmuar arrestimin e tyre dhe ka njoftuar se materialet procedurale janë kaluar te Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për hetim të mëtejshëm.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika