Dyshohet se gruaja në Ferizaj u vra nga ish-bashkëshorti i saj

Ilustrim

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, ka thënë se i dyshuari për vrasjen e gruas në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj është ish-bashkëshorti i saj.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur në Qendrën për Punë Sociale dhe sipas informacioneve, ish-bashkëshorti dhe viktima dyshohet se kanë pasur probleme edhe më herët.

“Sipas informatave që kam pranuar, i dyshuari është ish-bashkëshorti i saj. Është vrarë në Qendrën për Punë Sociale. Probleme kishin edhe më herët”, ka thënë Jashari për Portalin Dukagjini.

I dyshuari me inicialet, V.A për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij në Ferizaj, është arrestuar nga policia e Kosovës.

Ndërkohë  Prokuroria Themelore ka dalur me komunikatë në lidhje me këtë vrasje.

I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se sot rreth orës 14:40 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, ka ndodhur një rast i vrasjes dhe sipas informatave të para dyshohet se si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka ndërruar jetë një person- e gjinisë femërore, ndërsa, një person tjetër- i mitur, ka mbetur i plagosur. I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se hetuesit Rajonal të Policisë së Kosovës në Ferizaj në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës.

Brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtit, Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për veprën penale të lartëcekur.

Vritet një grua në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

Shija e redaktorit

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Të fundit nga rubrika