Vritet një grua në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

Një grua është vrarë dhe një i mitur është plagosur para Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj. I dyshuari është ish-bashkëshorti i viktimës i cili tashmë është arrestuar nga policia ndërsa i plagosuri është vëllai i viktimës

Një grua është vrarë dhe një i mitur është plagosur, nga të shtënat me armë zjarri para Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.

I dyshuari i arrestuar është ish-bashkëshorti i viktimës. I plagosuri është vëllai i saj.

Lajmin e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.

“Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 kemi pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri. Për pasojë nga të shtënat e armës së zjarrit një person e gjinisë femrore ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa është plagosur një person mashkull, i cili është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, ka deklaruar Veseli.

“I dyshuari pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar nē drejtim të panjohur. Ekipe të policisë menjëherë kanë rrethuar zonën dhe në ora 15:15 kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarjeje. Ekipe të hetuesve dhe krimteknikët janë në vendin e ngjarjes, të cilët janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndërsa për të gjitha verpimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, ka vijuar Veseli.

Ndërsa, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se i dyshuari, V.A. është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për “vrasje”.

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika