Dyshohet se një grua është qëlluar me armë zjarri në veturën e saj

Një grua është qëlluar me armë zjarri në Mitrovicë të veriut. Ajo, derisa ishte në veturë, persona të panjohur kanë shtënë në drejtim të saj, duke e qëlluar atë në këmbë

Ilustrim

Një grua është qëlluar me armë zjarri në këmbë nga persona të panjohur, të cilët kanë shtënë në drejtim të saj, derisa ajo ishte në veturë.

Rasti ka ndodhur në Mitrovicë të veriut në rrugën Filipa Visnjiqa.

Policia e Kosovës ka njoftuar se lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori dhe rasti po hetohet.

“Është raportuar se në spitalin e Mitrovicës Veri një femër është e plagosur. Njësitë relevante policore kanë shkuar në spital, kanë kontaktuar me viktimën femër kosovare e cila ka treguar se me datën 15.02.2023 rreth orës 23:30 përderisa ka qenë duke lëvizur me veturë, nga person-a të panjohur është qëlluar me armë zjarri në këmbë. Është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, bëhet e ditur në raportin e PK-së.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika