E djathta ekstreme fiton zgjedhjet në Suedi, kryeministrja socialdemokrate jep dorëheqjen

Kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson, njëkohësisht dhe liderja e socialdemokratëve ka dhënë dorëheqje nga pozita e saj si kryeministre, pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare

Kryeministrja aktuale e Suedisë dhe liderja e socialdemokratëve, Magdalena Andersson

Kryeministrja socialdemokrate e Suedisë, Magdalena Andersson, të mërkurën ka pranuar humbjen, dhe ka njoftuar se do të japë dorëheqje nga pozita e saj si kryeministre, pasi opozita shënoi një fitore në një nga zgjedhjet më të afërta ndonjëherë në vendin më të madh nordik.

Me 99% të votave të numëruara, Andersson e cila u bë kryeministrja e parë grua e Suedisë vitin e kaluar, ka thënë se rezultatet treguan se kundërshtarët e saj kanë fituar.

“Kështu që nesër do të dorëzoj dorëheqjen time si kryeministre, dhe përgjegjësia për procesin e vazhdueshëm do t’i shkojë kryetarit,” u ka thënë Andersson, gazetarëve gjatë një konferencës për shtyp.

Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson debaton kundërshtarin e saj Ulf Kristersson në Stokholm të shtunën. Foto Agjencia e Lajmeve TT nëpërmjet Reuters

Megjithatë, posti i Kryeministrit sipas të gjitha gjasave do t’i shkojë kreut të Partisë së Moderuar, Ulf Kristersson, pasi kreu i Social Demokratëve, Jimmie Akesson, nuk është në gjendje t’i bashkojë të katër partitë për të drejtuar qeverinë, raporton France 24, transmeton Dukagjini.

Ulf Kristersson

“Tani filloj punën për formimin e një qeverie të re dhe të fortë”, ka thënë Kristersson në një video të postuar në Facebook.

Po ashtu, në një postim në Facebook të mërkurën, Akesson ka falënderuar “miqtë e Suedisë”, në mbarë vendin. “Tani fillon puna për ta bërë Suedinë përsëri të madhe,” ka deklaruar kreu i partisë.

Udhëheqësi i Partisë Demokratike të Suedisë, Jimmie Akesson

Formalisht, procesi i ndryshimit politik mund të nisë vetëm pas njoftimit të dorëheqjes së kryeministres Andersson të enjten.

Ndërsa, kryetari i organit më të lartë vendimmarrës të Suedisë, “Riksdag”, mund t’i japë Ulf Kristersson-it detyrën për të formuar një shumicë mes katër partive, duke hapur një periudhë negociatash.

Zgjedhja e kreut të ri të qeverisë nuk mund të bëhet para 27 shtatorit, kur të hapet përsëri parlamenti.

Zgjedhjet në Suedi: Partia e djathtë opozitare kryeson minimalisht

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika