E hëna në Shqipëri do të jetë ditë zie kombëtare në shenjë solidariteti për viktimat nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se e hëna e 13 shkurtit, në Shqipëri, do të jetë ditë zie kombëtare në shenjë dhimbjeje e solidariteti për viktimat nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Ilustrim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se e hëna e 13 shkurtit, në Shqipëri, do të jetë ditë zie kombëtare në shenjë dhimbjeje e solidariteti për viktimat nga tërmeti në Turqi dhe Siri.

“Qeveria Shqiptare ka vendosur që e hëna, 13 shkurt, do të jetë DITË ZIE KOMBËTARE në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian, si edhe në shenjë solidariteti me Turqinë mike, e cila na u gjend pranë kur një fatkeqësi e ngjashme goditi Shqipërinë pak kohë më parë”, ka shkruar Rama.

Kryeministri shqiptar ka shtuar se të hënën flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtizë.

“Ulja e flamurit kombëtar në gjysmë shtize dhe ndezja e një qiriri nga çdonjëri sipas dëshirës e mundësisë, do të jenë shenjat kuptimplota të një të hëne të shenjuar prej dhimbjes njerëzore e solidaritetit popullor që i kapërcejnë kufijtë tanë”, ka shtuar kryeministri Rama.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika