Petrit Hajdari i PDK-së, në një lidhje direkte në “Debat Plus”, ka thënë se Ramiz Lladrovci e ka zakon të mashtrojë.
“Ai e ka si zakon veç të mashtrojë, nuk ka diçka tjetër dhe po dua me reaguar lidhur me audioincizimin që thotë se ia kam dërguar Lirim Mehmetit – as nuk është e vërtetë. Unë e kam thënë edhe publikisht, po ta kisha, do ta publikoja vet. Është shumë e dhimbshme ajo çfarë ka ndodh, mirëpo ato i përkasin drejtësisë,” ka deklaruar Hajdari.
“Ky është mësuar veç me shantazh. Unë sinqerisht e them se me 3 të 11-tin e kam paditur dhe po pres se çka ka me thënë drejtësia, sepse ky gjithmonë atë që e bën, ja gjuan të tjerëve,” ka shtuar ai.