“E kisha profesor, me sjelljet e tij e humba respektin për të”, deputetja e PDK-së tregon për raportin me Besnik Bislimin

"Sjellja e tij, ishe ajo që unë ta humbë respektin, ndryshe ne mund të kemi argumentet politike, mirëpo asnjëherë nuk e humb pjesën  respektit"

“Po ashtu, është i pakuptimtë epshi juaj për të marrë vëmendje publike, por, është e parëndësishme…është mirë kur përcillni intervistat të përcillni intervistën jo fjalinë”.

Kjo ishte një replikë e zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, ndaj deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi në Kuvend.

Para gati një viti nxiti Kjo deklaratë reagime të shumta në drejtim të Bislimit, por, pas kaq kohe në “Reload” të Dukagjinit Musliu-Shoshi ka treguar për raportin më zëvendëskryeministrin.

Ajo ka treguar se si ka humbur respektin për të, ndonëse e kishe profesor.

“Edhe profesorët i kemi pasur interesant ka qenë Shpend Ahmeti, Mimoza Kusari, besnik Bsilimi, shumë është interesant. Skena politike edhe studimet tona…në fillim e kam pas shumë më të vështirë sidomos profesorëve, kemi pas disa debate dhe me Mimozën sado kudo kur  ke katër vite profesorë, ajo pjesa e respektit medoemos krijohet.

Mirëpo me Besnikun në fillim e kam pas në mbledhjen e parë, kur e pashë që në raportim në Komision tek unë, po më trajton si studente, pastaj filloj edhe me ofendime dhe humba respektin. Sjellja e tij, ishe ajo që unë ta humbë respektin, ndryshe ne mund të kemi argumentet politike, mirëpo asnjëherë nuk e humb pjesën  respektit. Mirëpo kur e pashë që zoti Bislimi humbi respektin për mua edhe ia ktheva me reciprocitet”, ka thënë Musliu-Shoshi.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika