“E nxorën Asociacionin nga pakoja” e “po tentohet t’i lihet faji Presidencës”, Osmani i drejton akuzat kah Qeveria

"E ka ndryshuar në tërësi qëndrimin që ne e kemi mbajt deri atë ditë, që nuk mund të nxirret çështja e Asociacionit nga marrëveshja e tërësishme".

Presidentja Vjosa Osmani

Kryediplomatja, Donika Gërvalla, me letrën e saj dërguar Këshill të Evropës e ka nxjerrë nga pakoja e Marrëveshjes, themelimin e Asociacionit, sipas presidentes Vjosa Osmani.

Pra, letra, e pa koordinuar dhe konsultuar me Presidencën e ka ndryshuar qëndrimin e përbashkët të Osmani, Kurtit e Konjufcës, se nuk duhet të ketë zbatim të njëanshëm.

“E ka ndryshuar në tërësi qëndrimin që ne e kemi mbajt deri atë ditë, që nuk mund të nxirret çështja e Asociacionit nga marrëveshja e tërësishme, që nuk mund të ketë zbatim të njëanshëm të marrëveshjes vetëm nga Kosova, por duhet të ketë zbatim paralel. Që nuk mund të ndërlidhet procesi i dialogut me procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, ka thënë Osmani.

Arsyetimi se moskoordinimi me presidenten ka qenë shkaku se ishte jashtë vendit, sipas Osmanit, është tentativë që të fajësohet Presidenca.

“…e të thuhet që kjo në çfarëdo mënyrë paska pas të bëjë me largësinë për mua është diçka që nuk dua ta besojë që dikush e thotë, sepse nuk ka fare të bëjë me realitetin dhe tregon që në njëfarë mënyrë po tentohet që ky moskoordinim për një çështje kaq kapitale të lihet si faj te presidenca”, ka shtuar Osmani në një intervistë për EO.

Osmani e ka ngritur dilemën se si dikush në Gjermani e kuptoi për letrën që po i dërgohej KiE-s e asaj nuk i ishte dërguar.

“Në qoftë se tema paska qenë te mosprezenca fizike në Kosovë, atëherë si është e mundur që një njeri nga shoqëria civile në Gjermani që po ashtu nuk ishte prezent në Kosovë e mori atë letër para presidencës së vendit, para Parlamentit të vendit, para shoqërisë civile në Kosovë, para popullit të Kosovës dhe e botojë atë në Twitter, pra për ta informuar një person që fare nuk është në institucione paska pasur mënyra kurse për ta koordinuar dhe vendosur bashkërisht një temë të tillë nuk paska pasur mënyra që të koordinohet me presidenten. Kjo vërtet është qesharake”, ka thënë Osmani.

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika