E pandalshme, Distria Krasniqi kalon në finale të Olimpiadës së Parisit

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi, ka kaluar në finale të Olimpiadës së Parisit, në kategorinë deri në 52 kilogramë. Me kalimin në finale ajo tashmë ka siguruar medaljen e argjendtë

Distria Krasniqi

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi, ka siguruar vendin në finale në Lojërat Olimpike të Parisit 2024, duke i sjellë Kosovës një medalje olimpike.

Në gjysmëfinale, Distria Krasniqi u përball me Odette Giuffrida nga Italia.

Katër minutëshi i rregullt i përballjes ishte në favor të Distria Krasniqit, e cila ishte e parrëzueshme në gjithë meçin.

Por, kundërshtarja e saj u mposht pas tri ndëshkimeve.

Krasniqi doli fituese edhe nga kjo sfidë, duke siguruar kështu një vend në finalen e madhe dhe duke qenë vetëm një hap larg nga medalja e artë olimpike.

Distria Krasniqi gjatë duelit me italianen Odette Giuffrida. 28 korrik 2024

Fitorja e Distria Krasniqi në gjysmëfinale është një moment historik dhe krenarie për gjithë vendin.

Tani, të gjithë sytë janë drejt finales, ku Distria do të garojë për arin e shumëpritur olimpik.

Ajo në finale do të përballet me xhudisten nga Uzbekistani, Diyora Keldiyorova

Distria kaloi rrethin e parë pa luftë, duke treguar përgatitjen dhe vendosmërinë e saj për të arritur majat.

Në rrethin e dytë, ajo triumfoi me Ippon ndaj Maryam March Maharani nga Indonezia, duke shfaqur teknikë të shkëlqyer dhe kontroll të plotë të ndeshjes.

Në çerekfinale, Krasniqi mposhti xhudisten nga Izraeli, Gefen Primo, po ashtu me Ippon, duke siguruar një vend në gjysmëfinale.

Distria Krasniqi kalon në gjysmëfinale në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika