“E pashpjegueshme ngutia” – A po synohet mosmiratimi i Projektligjit për Byronë?

Avokati Adrian Ibrahimi ka theksuar se procesi rreth Projektligjit për Byronë e Verifikimit të Pasurisë është zvarritur për një periudhë të gjatë, duke vënë në pikëpyetje edhe mënyrën se si po trajtohet në aspektin procedural.

“Sa i përket aspektit procedural, tash prej momentit kur ka fillu kjo iniciativë kanë kaluar gjashtë apo shtatë vite, ndoshta edhe më shumë. Jemi vonë, por të paktën duhet të respektohet aspekti procedural. Është e pashpjegueshme kjo nguti, sikur të ishte një lojë intence për ta shtyrë formalisht procesin, por ndoshta edhe nuk ka vullnet real për miratim”, ka deklaruar Ibrahimi.

Ai në emisionin FIVE, ka deklaruar se projektligji meriton vëmendjen e duhur, pasi ka të bëjë me krijimin e një institucioni të ri me kompetenca të rëndësishme.

“Është një zhvillim i ri, po krijohet një institucion me kompetenca të rëndësishme dhe meriton vëmendje dhe dëgjim publik të ezauruar. Nuk qëndron argumenti që janë shteruar debatet, sepse kur Gjykata Kushtetuese e kthen procesin në pikën zero, gjithçka duhet të nisë nga fillimi. Nuk mund të injorohet fakti që është kthyer dy herë, një herë për përmbajtje dhe një herë për procedurë”, theksoi ai.

Sipas tij, ligji ka një ndjeshmëri të lartë, pasi lidhet drejtpërdrejt me pasurinë dhe të drejtat pronësore të qytetarëve.

Edhe Flamur Kabashi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka shprehur shqetësime për mënyrën e trajtimit të këtij projektligji, duke lënë të nënkuptohet se mund të ketë mungesë të vullnetit për miratimin e tij.

“Një herë është kthyer nga Kushtetuesja për përmbajtje dhe herën e dytë për procedurën e ndjekur. Ndoshta, në atë kuptim, mund të jetë që nuk dëshirohet realisht që të miratohet, duke u bazuar në këto veprime”, ka deklaruar Kabashi.

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika