E përjavshmja britanike për Gjykatën Speciale: Po gjykon heronjtë e Kosovës

“Ata janë heronj kombëtarë të Kosovës, tani të akuzuar për krime lufte”, shkruan "The Sunday Times"

Procesi gjyqësor i nisur ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi ka tërhequr vëmendjen e mediave britanike.

E përjavshmja “The Sunday Times” në një artikull të gjatë kushtuar këtij procesi të nisur në Hagë që me ngritjen e Gjykatës Speciale, ku ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime të pretenduara lufte.

Duke iu referuar këtij procesi, “Sunday Times” sjell në vëmendje se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë në mars të vitit 1999, ishte një përgjigje kundrejt krimeve të luftës dhe mizorive serbe ndaj popullit shqiptar të Kosovës, shkruan KP.

“Ata janë heronj kombëtarë të Kosovës, tani të akuzuar për krime lufte”, ndërsa shpjegon se si liderët britanikë dhe amerikanë, si ish-kryeministri Tony Blair dhe ish-presidenti Bill Clinton nderohen si heronj në Prishtinë.

“Në një shtet të vogël ku Blair dhe Clinton janë idhuj, historia e suksesit të NATO-s po kërcënon të bëhet shumë e hidhur”, shkruan “The Sunday Times”.

Në këtë shkrim citohet edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai shprehet se populli i Kosovës nuk do ta harrojë kurrë rolin e Mbretërisë së Bashkuar në çlirimin e Kosovës dhe ndërhyrjen e NATO-s.

“Ne kurrë nuk do ta harrojmë rolin e veçantë që kishte Mbretëria e Bashkuar në ndërhyrjen e NATO-s për të ndaluar gjenocidin serb”, citohet Kurti, duke shtuar se –“shpresoja që ish-kryeministri britanik, Tony Blair, të vinte në Kosovë për të festur Ditën e Çlirimit”.

Në këtë intervistë për “The Sunday Times”, Kurti ngre edhe alarmin se procesi gjyqësor mund të bëjë Serbinë të “rishkruajë historinë”.

“Unë mbështes llogaridhënien për luftën. Megjithatë, më duket e padrejtë që në qendër të vëmendjes po vihet Kosova, ndërkohë që Serbia jo vetëm që ka refuzuar të marrë përgjegjësinë për krimet e saj, por edhe i mohon ato”, citohet të ketë thënë kryeministri Kurti.

The “Sunday Times” shkruan se forcat serbe ishin përgjegjëse për shumicën dërrmuese të mizorive në Kosovë. Ndërsa shton se disa prej tyre u gjykuan në Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi, por shumica e atyre që ishin përgjegjës për spastrimin etnik, përdhunimet dhe krimet e tjera në Kosovë, nuk janë dënuar kurrë.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika