Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka bërë një veprim të turpshëm përgjatë përballjes me Ekrem Hysenin, kandidatin e LDK’së për kryetar në Podujevë.
Bulliqi përgjatë debatimit në studion televizive të RTV 21 të ka kërkuar që t’ia dëshmojë se vëllai i Hysenit është invalid lufte përmes një fotografiE.
Pjesë nga debati:
Ekrem Hyseni: Vëllai im është invalid dhe mashtrimi yt…
Shpejtim Bulliqi: Po çfarë invalidi bre? Ku ka qenë bre invalid?
Ekrem Hyseni: Si ka bre mundësi?
Shpejtim Bulliqi: Ku invalid, çfarë invalidi?
Ekrem Hyseni: Ti je i paftyrë more burrë…
Shpejtim Bulliqi: Invalid në Koliç a? Po leje more këtëfar muhabeti.
Ekrem Hyseni: Është invalid i luftës, është i plagosur si 14-vjeçar.
Shpejtim Bulliqi: Këtë e dëshmon me një fotografi…