Edhe Kanadaja hap konsullatë në Grenlandë

Franca dhe Kanadaja hapën të premten konsullata në Nuuk, kryeqytetin e Grenlandës, si shenjë mbështetjeje për aleaten e tyre në NATO, Danimarkën, në një kohë kur presidenti amerikan Donald Trump ka rritur sërish kërkesat për të marrë nën kontroll territorin arktik.

Jean-Noel Poirier deklaroi se emërimi i tij si Konsull i Përgjithshëm i Francës në Nuuk nuk kishte për qëllim të dërgonte një “sinjal” për administratën amerikane, por ishte një mesazh miqësie për Grenlandën dhe Danimarkën, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

“Është edhe çështje solidariteti. Ashtu si kur ke nevojë për miq, thjesht kthen kokën dhe sheh kush është aty. Dhe ne jemi aty si francezë… Nuk është kundër dikujt, është me dikë,” tha Poirier për gazetarët në Nuuk.

Ambasadori francez në Danimarkë, Christophe Parisot, shtoi se konsullata nuk është vetëm një simbol, por “diçka shumë konkrete” që tregon bashkëpunimin dhe aleancën mes tre vendeve evropiane.

Ndërkohë, ministrja e Jashtme e Kanadasë, Anita Anand, dhe Guvernatorja e Përgjithshme e Kanadasë, Mary Simon, mbërritën në Nuuk të premten për të inauguruar zyrtarisht konsullatën kanadeze me një ceremoni të ngritjes së flamurit.

“Kanadaja dhe Grenlanda ndajnë kufirin detar më të gjatë në botë, si dhe shekuj lidhjesh në Arktik,” thuhet në një postim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kanadasë në platformën X.

“Konsullata e re e Kanadasë në Nuuk do të na afrojë edhe më shumë, duke forcuar partneritetet e Kanadasë me Grenlandën dhe Mbretërinë e Danimarkës.”

Kanadaja njoftoi për herë të parë planet për hapjen e një konsullate në Grenlandë në dhjetor të vitit 2024, si pjesë e Politikës së saj të Jashtme për Arktikun, ndërsa konsullata franceze u shpall nga presidenti Emmanuel Macron në qershor të vitit të kaluar.

Hapja e këtyre përfaqësive diplomatike vjen pas javësh tensionesh mes SHBA-së dhe Evropës, pasi Trump rinovoi përpjekjet për aneksimin e Grenlandës, duke e justifikuar atë me nevojat e sigurisë amerikane.

Kërkesat e Trumpit për territorin e gjerë dhe autonom arktik, i cili administrohet nga Danimarka – një vend anëtar i NATO-s – rrezikuan unitetin perëndimor dhe kohezionin e aleancës ushtarake.

Përshkallëzimi i retorikës agresive të Trumpit ka bërë që vendet evropiane të dërgojnë trupa shtesë në ishull për të marrë pjesë në stërvitje ushtarake së bashku me Danimarkën.

Pasi kërcënoi me vendosjen e tarifave ndaj vendeve evropiane që mbështesin Grenlandën, Trump më vonë u tërhoq, pasi arriti një “kornizë marrëveshjeje” për një marrëveshje të ardhshme me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Franca bëhet shteti i parë i BE-së që hap konsullatën në Grenlandë

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika