“Edona dua të takohemi pas BigBrotherit”/ Lajmërohet babai i Edona James: Që 23 vite nuk e kam pa

Në një intervistë ekskluzive, babai i Edona James ka deklaruar se dëshiron të takohet me të, por jo gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme të Big Brother VIP Kosova II

Pjesëmarrja e saj në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova e ka bërë Edona James një emër edhe më të njohur në vendin tonë.

Edhe interesimi për jetën e saj private është i madh, e Edona nuk ka hezituar që të tregoi me detaje edhe për ndërrimin e gjinisë.

Edona ndërkohë ka folur shumë më pak për babanë e saj, të cilin nuk e ka takuar prej vitesh.

Në një intervistë ekskluzive me shkrim për RTV Dukagjinin, vjen Babai i Edona James. Kjo e fundit është bërë banore e shtëpisë së famshme të Big Brother VIP Kosova II.

Babai i Edona James ka deklaruar se dëshiron të takohet me të, por jo gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme të Big Brother VIP Kosova II.

Interviste e shkruar e Endrit Rahimit dhe babait te Edona Jame

“Edona unë pas Big Brotherit kom qef me u taku”, është shprehur babai i Edona James.

Ndërsa se kur ka qenë takimi për herë të fundit, Babai i Edona James ka theksuar se i ka 23 vite që nuk është takuar me të.

Intervista e shkruar

Kjo intervistë ekskluzive është realizuar nga gazetari Endrit Rahimi, për emisionin “Rreth e Rrotull”.

Tutje, për ndryshimin e gjinisë nga Edona, babai i saj është shprehur se fillimisht është ndjerë “keq se prej djalit me u ba gjini tjetër është zor për prindërit” por prapë se prapë, ai tha se e ka lënë të vendosë atë për jetën e saj.

Ndërsa për kontaktin e fundit, sipas Babit të Edona James, është rreth para dy jave, që sipas tij Edona  e ka kontaktuar në mesengjer për nxjerrjen e një pasaporte.

Ndryshe, Edona James është transgjinorja e parë si banore në Big Brother VIP Kosova II.

Edona ndërkohë, gjatë Prime të së hënës ka rrëfyer historinë e jetës së saj dhe ndërrimit të gjinisë që erdhi me plot sfida e paragjykime.